Burime zyrtare të Gjykatës të shtetit të Sao Paolos kanë zbuluar për mediat prestigjioze braziliane se i biri i legjendës së futbollit brazilian, Pele, është dënuar me 12 vite e 10 muaj burg.

Ai është shpallur fajtor në pastrimin e shumave të konsiderueshme të parave. Edinjo, i cili është arrestuar edhe në qershor të 2013-s për armëmbajtje pa leje, në fillim u dënua me 33 vite heqje lirie.