Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Zef Ndreca, 25 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës.
Sipas policisë, Ndreca ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases B. N. 20 vjeçe.
Ndreca akuzohet për veprën penale “Dhunë në familje", parashikuar në nenin 130/ a të Kodit Penal.





