Identifikohet shqiptari që u qëllua me plumb në kokë nga polici italiane, pasi u përpoq të largohej dhe t’i shpëtonte kontrollit policor. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari kishte disa emra, por ai u identifikua si Klodjan Hysa.
Polici që i kërkoi të ndalonte për kontroll, e qëlloi me armë shqiptarin drejt e në kokë, duke e lënë të plagosur rëndë. Ai ndodhet tani në gjendje kome në spital.
Polici në akuzë ripohoi versionin e tij: “Ne e urdhëruam të ndalonte atë djalë. Por ai mori makinën dhe kërkoi të kalonte. Nuk doja të qëlloja, nuk doja ta qëlloja. Kurrë s’kam qenë në ndonjë shkëmbim zjarri, kurrë s’e kam tërhequr këmbëzën”.
Ngjarja e rende ndodhi nje nate me pare në Monte San Giusto, rreth ores 19:00.
Djali, sipas burimeve mjekësore nga spitali i Macerata, është klinikisht i vdekur, nuk ka qene as e mundur për të bërë nderhyrje kirurgjikale qofte edhe per te nxjerre plumbin.
Ai mesa duket kishte kryer nje vjedhje dhe po mundohej te shpetonte. Bashke me te ishin edhe dy bashkëpunëtorë, por në momentin e ngjarjes kane mundur te arratisen.
Në makinë u gjetën një levë dhe një kaçavidë, ndërsa shqiptari kishte veshur disa bizhuteri qe dyshohet se ishin grabitur me heret.





