Futbollisti i Betisit, Hoakin Sançez, ka zbuluar negociatat me Realin kur donin ta blinin disa vite më parë.
“Isha i grumbulluar me Kombëtaren e Spanjës dhe Rauli më kërkoi që të flisja me dikë. Në fakt ishim në banjë dhe aty u shfaq Florentino Perezi. Ka qenë situatë komike kur e kujton, por tratativat u bënë serioze. Gjithsesi, unë bëra zgjedhje të tjera”, kujton mesfushori, i cili pranon se ka pasur ofertë zyrtare edhe nga Murinjo kur drejtonte Çelsin.