Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar menjëherë pas padisë së ngritur nga Policia e Tiranës për kryetarin e opozitës Lulzim Basha.
Nëpërmjet një statusi në “Twitter”, ish-ministri i Drejtësisë, i cili disa javë më parë është shkarkuar nga ky post, ka ironizuar policinë duke thënë: “Ua ua ua, çfarë turpi!”
“Policia kërkon ndjekjen penale të kryetarit të opozitës! Kjo është Policia e mbi shtetit, mbi ligjin e mbi vetë zotin!”, mbyllet reagimi i Manjanit.





