Në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit u zhvillua Kupa e Shqipërisë në peshëngritje, aktiviteti i parë i këtij viti organizuar nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes. Një aktivitet që ishte një test i mirë për të gjithë sportistët kandidatë që do të përfaqësojnë ngjyrat kuqezi në Europian, për të parë gjendjen fizike në prag të këtij turneu të rëndësishëm.

Në pedanë janë ngjitur pothuajse të gjithë shtangistët më të mirë, të cilët nuk kanë zhgënjyer, duke arritur rezultate të mira. Në të dyja kategoritë, meshkuj e femra, fituese e këtij turneu është shpallur ekipi i Tiranës, që ka nxjerrë edhe më shumë kampionë e fituar më shumë pikë.

Nuk kanë zhgënjyer të zakonshmit Erkand Qerimaj, Daniel Godelli, Endri Karina, Evangjeli Veli etj., që kanë fituar në peshat respektive. Godelli u shpall sportisti më i mirë te meshkujt, ndërsa Veli te femrat. Për meshkuj, morën pjesë ekipet e Tiranës, Teutës, Shtërmenit, Vllaznisë, Mass Glass, Skënderbeut, Apolonisë, Ymer Ferhati, Tomorit dhe Flamurtarit. Ndërsa te femrat pjesëmarrja ishte më e vogël, teksa morën pjesë ekipet e Tiranës, Elbasanit, Skëndërbeut dhe Partizanit.

Fituesit meshkuj

56kg, Roalb Kuqja (Shtërmeni), 188kg

62kg, Romario Avdiraj (Tirana), 248kg

69kg, Kristi Ramadani (Tirana), 246kg

77kg, Daniel Godelli (Tirana), 353 kg

85kg, Erkand Qerimaj (Vllaznia), 350kg

94kg, Ermand Tabaku (Tirana), 328kg

105kg, Endri Karina (Tirana), 362kg

+105kg, Edison Elmazi (Flamurtari), 320kg

Fitueset femra

48kg, Ana Jovani (Skënderbeu), 130kg

53kg, Julia Alihasani (Tirana), 80kg

58kg, Evangjeli Veli (Tirana), 190kg

63kg, Françeska Karanxha (Skënderbeu), 120kg

75kg, Elona Allmuca (Partizani), 83kg

90kg, Marsida Dini (Tirana), 60kg