Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me qytetarë të Vlorës, ku po shpërndan certifikata legalizimesh.

Të lumtur për legalizimin e banesave të tyre, qytetarët kanë falënderuar kryeministrin me të cilin nuk kanë munguar batutat.

Ndërsa Rama thirri emrin Leandër Vangjel Janina për të tërhequr certifikatën, në vend të tij erdhi gruaja.

Biseda Rama-vlonjatja:

Rama: Ka çuar gruan ai? Apo burrat nën hije lozin kuvendojnë…
 
Vlonjatja: Kam ëndërr të të puth.
 
Rama: Prandaj s’e ke marrë burrin me vete.
 
Vlonjatja: Juve jeni një artist i mrekullueshëm dhe vetëm një artist, sy shqiponjë mund ta bëjë Shqipërinë lule.
 
Rama: Mos se po na ndjek burri në televizor.
 
Vlonjatja: Të vejë ku të vejë.
 
Rama: Shumë të fala burrit, lum për gruan që ka.
 
Ndërsa një tjetër banor i cili mori certifikatën e pronësisë nga kryeministri u shpreh: “Kam 25 vite që nuk kam përdorur jastëk, kam përdorur gur, sot do të filloj të fle në jastëk”.