Princ Harry ka zbuluar së fundmi se Meghan Markle hoqi dorë nga vetëvrasja vetëm për shkak se ai kishte humbur një grua tjetër në jetën e tij.

Teksa fliste me Oprah Winfrey, Princ Harry zbuloi se një vit pas martesës, në 2019, Meghan i ka thënë se kishte kaluar në depresion, ndërkohë që ishte shtatzënë edhe me Archie-n, shkruan “Daily Mail”.

“Gjëja që e ndaloi atë të ndërmerrte atë veprim, ishte se sa e padrejtë do të ishte për mua pas gjithçkaje që i kishte ndodhur mamasë sime. Nëse do bënte atë veprim, do të vihesha në një pozitë që do të humbja një grua tjetër në jetën time, me një foshnjë brenda saj, foshnja jonë”,– tha Princ Harry.

Gjithashtu, ai shton: “Gjëja e frikshme për të ishte qartësia e mendimit. Ajo nuk e kishte humbur. Ajo nuk ishte e çmendur. Ajo nuk po mjekohej, qoftë përmes tabletave apo përmes alkoolit”.

Sipas Princit, Meghan ishte absolutisht e matur dhe plotësisht e arsyeshme.

“Megjithatë, në qetësinë e natës këto mendime e zgjuan atë”,- tha Duka i Sussex, duke shtuar se nuk dinte se si ta merrte rrëfimin e saj.

“Unë jam disi i turpëruar nga mënyra se si jam marrë me të. E sigurisht, për shkak të sistemit në të cilin ishim dhe përgjegjësive dhe detyrave që kishim, ne patëm një përqafim të shpejtë dhe më pas na duhej të ndërroheshim. Duhej që me një autokolonë të shoqëruar nga policia, të shkonim në Royal Albert Hall për një ngjarje bamirësie. Pastaj dil para kamerave të shumta dhe bëj sikur gjithçka është në rregull. Nuk e kishe një mundësi që të thoshe ‘e dini çfarë, sonte ne nuk do të shkojmë, sepse thjeshtë imagjinoni historitë që vijnë nga kjo’”,- tregoi Harry.

Atë natë, Harry kuptoi se nuk mund të vazhdonin ashtu siç ishin.

“Më vinte turp të shkoja tek familja ime. Sepse, për të qenë i sinqertë, e dija që nuk do të merrja nga familja atë për të cilën kisha nevojë. Pastaj u bëra me një djalë dhe sa herë shikoja në sytë e tij, pyesja veten nëse gruaja ime do të përfundojë si nëna ime dhe do të më duhet të kujdesem vetë për të”-, ka vijuar rrëfimin Princ Harry.