Emisioni “Opinion” i mbrëmjes së djeshme është zhvendosur në çadrat e protestës së opozitës. Teksa gazetari Blendi Fevziu ishte duke intervistuar liderin e opozitës Lulzim Basha, ky i fundit ka kërkuar ndërhyrjen e një qytetari.

Basha e ka ftuar qytetarin Leonard Lika nga Mati dhe i ka kërkuar atij ta thotë në mes të emisionit problemin tij personal, kjo pa miratimin e gazetarit.

Drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu, e ka konsideruar të papranueshëm një fakt të tillë, i cili e ka kundështuar këtë, duke e quajtur jo normale.

Fevziu e ka kundërshtuar këtë ndërhyrje duke thënë se ky nuk është miting dhe ai nuk mund ta lejojë këtë në emisionin  e tij. Më tej Fevziu ka thënë se kjo nuk do të ndodhë dhe ai do të mbyllë emisionin.

“Këtu nuk të lejoj, kjo nuk është korrekte. Zotërinë do e marr unë në emision, dhe këtë nuk e lejoj, do të mbyll emisionin. Z.Basha ju po përfitoni nga media, po shpërdoroni median. Z.Basha ky është shpërdorim”, i ka thënë Blendi Fevziu kreut të PD-së Lulzim Basha.

DEBATI

Basha:Leonardo hajde këtu!

Fevziu:Jo këtë s’e lejoj.

Basha:Të lutem më lejo.

Fevziu:Më mirë mbyll emisionin dhe këtë s’ta lejoj.

Basha:Por dy minuta ore sa të thotë diçka…

Fevziu:Nuk mund të bëj miting në një emision televiziv. Ky është shpërdorim i medias.

Basha:Qytetarë, ju do jeni pjesë e përmbysjes popullore!

Fevziu:Unë nuk erdha të bëj miting në studion e emisionit.

(Për të parë videon, klikoni këtu)