Juventusi ka mbetur në Portugali. Pas fitores 2-0 kundër Portos për Champions League, skuadra e Juventusit është përfshirë nga paniku, pasi është raportuar për probleme teknike në avionin me të cilin do të udhëtonte drejt Torinos.

Sipas lajmeve të fundit nga mediat italiane skuadra e Juventusit së bashku me stafin teknik momentalisht ndodhen në hotel dhe po presin me padurim dritën jeshile të autoriteteve për të fluturuar drejt Italisë, shkruan “Tuttosport”.

Raportohet se momentalisht lojtarët e Juventusit janë të frikësuar dhe po presin me padurim udhëtimin për në shtëpinë e tyre.

“Zonja e Vjetër” kërkon të udhëtojë sa më shpejt drejt Torinos, pasi do të nisë përgatitjen për ndeshjen e së shtunës kundër Empolit të vlefshme për Serie A.