Ndërkohë që protestës së PD-së i janë bashkuar gjimnazistë të Tiranës e studentë, e pritet të mbërrijnë pas një marshimi në këmbë edhe grevistët e Zharrëzës, protesta ka marrë përshëndetje edhe nga djali i një deputeti socialist.

Bëhet fjalë për djalin e ish-kryeministrit Pandeli Majko.

Studenti Gjergj Majko, i biri i Pandeli Majkos ka qenë sot në Shkodër dhe është fotografuar së bashku me Nevila Xhindin dhe dy studentë të tjerë, të buzëqeshur dhe me dy gishtat lart.

Sqarimin e ka dhënë vetë Xhindi në shënimin që shoqëron foton: “Me studentët…Nga Shkodra përshëndesim protestën!” /Panorama/