Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryebashkiakun e Durrësit se me urdhër të kryeministrit Rama, po shkatërron qytetin bregdetar. Nga çadra e protestës përpara Kryeministrisë, Berisha tha se Durrësi po shkatërrohet njësoj si Palmira, duke krahasuar Ramën me ISIS-in.

Unë ju them këtu se Gjushi është një mafioz që nxin në 24 karat. Ky mafioz lokal në atë zonë nuk do guxonte të priste qoftë edhe një degë peme pa urdhrin e këtij kryebanditi që rri këtu dhe mbush xhepat me paratë e shkatërrimit të Durrësit”, tha ai.

Duke vijuar akuzat, Berisha tha se Dako është vetëm një vegël që përdoret nga Rama. “Ju e dini mirë që Gjushi është një vegël, e dini mirë se si e kapi banda dhe e nxori për veshi në dritare. Ka vetëm një detyrë, ti çojë qesen me para çdo të diel Ramës”, shtoi ai.