Gati i përlotur, trajneri i Teutës, Edi Martini ka folur për sfidën e sotme në Laç, por më shumë i shpreh mirënjohje Vllaznisë, ashtu sikurse bën ironi edhe me Partizanin. Pas ndeshjes në “Gol pas goli” në “Supersport”, Edi Martini ka pohuar: “Duke menduar se Laçi e Vllazninë e paktë të bëjmë goleadë. Ne luajmë me Apoloninë që ka pak motivim, ndaj kjo na gëzon.”

“Ne pritnim gjithçka por me shënimin e Shkodrës kemi futur në lojë mbrojtësa dhe shyqyr ia dolëm”. 

“Sot jam i gëzuar e kam shumë emocione, por është meritë e djemve për atë që kanë bërë prej dy vitesh, me kupën, susperkupën e po shkojnë drejt titullit e jam krenar për ta.”

 “Sot ishte asist prej tyre, një kënaqësi e dyfishtë, karma kthehet, Paritzani edhe pse i iku ambulanca, edhe pse fitoi Kamza dhe Vllaznia ra nga kategoria, jeta vazhdon. Sot, edhe nga Vllaznia, edhe nga unë e përshëndes shumë Partizanin”, – tha Martini pas ndeshjes.