Mesa duket ish-ministri i Drejtësisë do t’i rikthehet profesionit të tij. BalkanWeb shkruan se emri i ish-ministrit të Drejtësisë është në listën e kandidatëve për Këshillin Kombëtar të Dhomës së Avokatisë, siç tregohet edhe në këtë dokument.
Nuk dimë nëse me këtë veprim ai po i thotë lamtumirë politikës, por që po i rikthehet Avokatisë nuk kemi më dyshime.
Nderkohe, edhe Nasip Naço, ish-ministri i Drejtesise para Manjanit ka hapur nje studio ligjore qe quhet Naço e Franko Partners.
Kete e ka njoftuar ne faqen e tij ne “Facebook”. “Shërbimet Ligjore në kualitetin më të lartë tashmë mund t’i merrni pranë Studios Ligjore “Naço & Franko Partners”, themeluar nga Z. Nasip Naço. Vizioni i “Naço & Franko Partners” për ofrimin e ekspertizës së integruar me profesionalizmin më të lartë, do të jetë një garanci për çdo klient. Aksesi në drejtësi edhe për ata që shpesh e kanë të pamundur është një vlerë e shtuar e kësaj studio ligjore. Ftojmë çdo koorporatë dhe klient privat të interesuar të na kontaktojë, duke qenë i garantuar në marrjen e shëbimeve ligjore cilësore”.





