Ish­-kryeministri Berisha ka hedhur sërish akuza të forta ndaj vëllait të kryeministrit Rama, Olsi Ramës. I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në “News24”, Berisha tha se ka fakte që provojnë se ai ka kaluar kufirin me makinën e drogës të grupit të Xibrakës.

“Kam dokumentin e TIMS”, thotë Berisha, dhe sipas tij transporti është bërë me një makinë e përshtatur për të fshehur kokainën.

Ish-kryeministri tha se këto prova i ka siguruar nga denoncuesi dixhital, ndërsa shton se nuk e di nëse informacione të tilla ndodhen edhe “në dosjen e kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Gjithashtu, Berisha tha se Olsi Rama ka rrahur Jona Dervishin, zëdhënësen e FSHF­së te Liqeni Artificial. Sipas tij, ai e ka dhunuar keqas atë dhe i ka marrë me dhunë telefonin.