Pas betonizimit të hapësirës përreth Torrës Veneciane në Durrës ka reaguar në Facebook kryetari i komanduar i PD-së lokale, Oerd Bylykbashi.

Në postimin e tij, Bylykbashi akuzon kryebashkiakun Dako se ka falsifikuar hartën e miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave për të bërë masakrën tek mbetjet arkeologjike të murit bizantin të perandorit Anastas.

Duke shprehur indinjatën e tij për vazhdimin e punimeve nga ana e kryebashkiakut për ndërtimin e Velierës së betonit, Bylykbashi deklaron se durrsakët nuk do t’ia falin Dakos shkatërrimin e vlerave arkeologjike të qytetit.

“Mbi te gjitha, durrsaket nuk do te falin! Ajo eshte pasuri e te gjitheve dhe te gjithe sot duhet te ndjehen nga pak durrsake” thotë Bylykbashi.

Në fund, deputeti demokrat deklaron se “Kura me e mire per kete semundje arrogance nuk eshte Vetting-u por Voting-u apo vota e lire dhe e ndershme”.

Postimi i plotë i Oerd Bylykbashit

Po çfare vettingu, keta duan SPAK-un pas qafe!

Talebanet shkaterruan statujat e Budes, ISIS shkaterroi Palmiren antike, ndersa keta talebanet tane po rrenojne Dyrrahun antik! Banaliteti i te Keqes po na zhduk identitetin mijera vjeçar.

Nje vendim gjykate i ka dhene lejen Dakos qe te vazhdoje betonizimin e antikitetit! Po po, gjykata nuk ka bllokuar pjeserisht punimet, por i ka dhene leje bashkise te vazhdoje punen e betonizimit ne pjesen me te madhe te kantierit, perfshire ne rreze te Torres Veneciane. Shoqeria civile duhet duartrokitur qe iu drejtua gjykates dhe shumekush u gezua nga vendimi i gjykates qe pezulloi punimet tek Veliera e betonit. Urra pa mbarim dhe me shume te drejte gezoi shoqeria civile, qytetaret dhe opozita pas denoncimeve qe bene.

Ne fakt ai vendim gjykate i genjeu! I genjeu sepse ka pezulluar punen vetem ne nje prej kater kembeve te monstres prej betoni dhe ka lejuar te punohet ne tre te tjerat, nderkohe arkeologet me furce e thike punojne te rrethuar nga ekskavatore, trivelatriçe, betoniera e rrula per shtrim asfalti.

Po me çfare kurajoje gjykata shkel ligjin qe ndalon çdo lloj punimi ne zonen A?! Aty nuk lejohet asgje veç rikonstruksion rruge, nderkohe qe Dako nuk e ka prekur rrugen egzistuese por po ben rruge te re duke gerrmuar dhe shkaterruar murin antik qe lidh Torren me Porten e Arte te ciles i kane ndertuar edhe pallat persiper. Murin antik e zbuluan, e shkaterruan gjate nates dhe gerryen deri ne kuoten e punimeve te reja dhe e mbuluan me çakull sikur nuk ishte zbuluar kurre dhe me pas kane shtruar beton dhe asfalt mbi te. Nuk e kam fjalen per rrenojat osmane qe tashme jane zbuluar. E kam fjalen per murin bizantin te Perandorit Anastas pak me lart. Shkaterrimi i tij eshte veper penale (neni 160 i kodit penal).

Dako thote me banalitet: "he mo se 10 cm me lart apo me poshte nuk behet gje…." Sa turp! Perpiqet te zvogeloje nje skandal gjigant. "Nuk eshte zone A por eshte zone B", thote! Po edhe sikur zone B te ishte, ligji ndalon çdo punim nese zbulohen GJETJE ME RENDESI TE VEÇANTE si mure etj. Por ajo eshte zone A dhe keta kane fallsifikuar dokumentin zyrtar, harten e miratuar me vendim te Keshillit te Ministrave, per te bere kete masaker dhe kjo eshte veper penale.

Gjyqtares i duhej vetem te dilte ne dritare per te marre nje prove te njohur boterisht tashme, shkaterrimin e arkeologjise mijeravjeçare. Madje as kaq nuk i duhej, sepse per te hyre ne gjykate duhet te kaloje permes kantierit te mostres prej betoni.

Dhelpra kur zihet ne cark, keput me dhembe kemben e kapur nga çarku dhe iken me tre kembe. Carku i opinionit publik e zuri Dakon dhe ai keputi kemben me kete vendim e mendon se ia hodhi! Kaq i duhet Dakos, sa te shfryhet dufi i zemerimit e te genjehen njerezit se medemek fituan, ndersa ai fiton kohe dhe punimet i vazhdon duke e bere monstren e betonit fakt te kryer. Keshtuqe, arsyeton Dako, kush na qenka ai gjykates qe do çoka dem 6 milion USD te popullit te hedhura tashme aty? Ta provoje se e heqim me vetting!

Nese punimet pezullohen, ato pezullohen teresisht. Monstra e betonit qe ai e quan Veliere nuk mund te rrije mbi tre kembe. Nese punimet lejohet te vazhdojne tek pjesa tjeter, ose Dako ka garancine se punimet do te zhbllokohen, ose ai po ben marrezi dhe po hedh miliona dollare ne nje veper qe tashme ka vdekur. E para bie era korrupsion, e dyta bie era shperdorim detyre dhe abuzim me fondet publike qe do vlenin per te bere shume pune te mira ne Durres edhe per te nxjerre ne drite arkeologjine. Mos harroni, vetem betoni 18.000 m3 kushton gati 1.300.000 euro. Si mendoni, Dako e merr nga Dibra apo Vlora betonin? He, si mendoni? Se durrsaket i di per dele ai dhe ua hedh kollaj, sepse ata nuk ndihen ngaqe medemek jane indiferente. Kaq i perbuz me arrogance durrsaket ky kryebashkiak.

Ky vendim duhet apeluar patjeter nga ankuesit! Punimet duhen pezulluar teresisht dhe urgjentisht! PD eshte e vendosur te mos toleroje, shoqeria civile e pakorruptuar nga Soros eshte e vendosur te mos toleroje, arkeologet, urbanistet, arkitekte, historianet, intelektualet qe nuk firmosin ne borderote e Rames apo Dakos jane te vendosur te mos tolerojne! Mbi te gjitha, durrsaket nuk do te falin! Ajo eshte pasuri e te gjitheve dhe te gjithe sot duhet te ndjehen nga pak durrsake.

Kura me e mire per kete semundje arrogance nuk eshte Vetting-u por Voting-u apo vota e lire dhe e ndershme. Ajo vote qytetari qe nuk e vjedh dhe blen Dako per llogari te Rames.

Ne çdo rast, ajo qe u ben derman perfundimtar ketyre malukateve nuk eshte vetting-u por eshte SPAK-u (gjykata dhe prokuroria e posaçme antikorrupsion dhe Byroja Kombetare e Hetimit) qe eshte votuar me konsensusin e plote te opozites. SPAK u vjen hak Rames e Co.

#SheshiEshteZgjidhja