Ambasadorët e SHBA dhe të BE zhvilluan një takim për rreth 40 minuta me Presidentin e Republikës Bujar Nishani, në zyrën e këtij të fundit.
Ky takim kishte në fokus Reformën në Drejtësi, pasi me nisjen e protestës së PD dhe bojkotin e Kuvendit bllokohet ngritja e komisioneve të Vettingut.
Takimi i Donald Lu dhe Romana Vlahutin me Nishanin nisi në orën 16:00 në Presidencë.





