Sekuestrohen 53 kilogramë marijuanë në kufirin greko-shqiptar, arrestohen 3 shqiptarë dhe një grek.
Tre shqiptarët e moshës 30, 31 dhe 36 vjeç kanë kaluar kufirin në këmbë, ndërsa në çanta kishin ngarkuar drogën të cilën e kishin ndarë në 32 pako.
41-vjeçari grek kishte ardhur me makinë për të marrë ngarkesën me drogë.
Operacioni i policisë është zhvilluar në Igumenicë, ndërsa trafikantët u kapën në një zonë bujqësore të Kestrinit para se të kryenin shkëmbimin.