Ambasadori italian në Shqipëri, Alberto Cutillo ka vizituar ditën e sotme çadrën e protestuesve para Kryeministrisë.

Siç e tregon edhe kjo foto e “Ora News”, Cutillo qëndroi për disa minuta me protestuesit. Ai u shprehu atyre mbështetje.

Cutillo bëhet ambasadori i parë i vendeve të BE-së që mbështet në një farë mënyrë protestën e opozitës.

Ai u prit edhe nga deputeti demokrat Oer Bylykbashi, i cili tha për Ora News, se e njohu ambasadorin me kushtet e opozitës.