Gazetari Armand Shkullaku ishte dje në çadrën e protestës së PD-së përpara Kryeministrisë, ku ka folur për lirinë e gazetarëve dhe pronarët e mediave që janë në krah të qeverisë.
“Vështirë të gjesh gazetarë të njohur që janë me qeverinë, pronarët e mediave janë me qeverinë, kurse gazetarët jo. Sa më takon mua, më vjen mirë që kam arritur prapë të jem te kjo pjesa e dytë”, tha ai.
Ndërkohë, një vajzë e re që mori mikrofonin për ta pyetur ia ngatërroi mbiemrin me Emiljano Shullazin. Kaq ka mjaftuar që të shpërthejë gazi, ku edhe vetë Shkullaku bashkë me Bashën nuk e kanë mbajtur dot të qeshurën.
Grida Duma ndërhyri në fund dhe tha: “Megi nuk ka faj se më VIP janë bërë Shullazët sot”.





