Brant Dallas është vetëm katër vjeç, kurse përveçse është një djalë simpatik, ai mahnit me aftësitë e tij të vallëzimit.
Ai vallëzon në mënyrë mbresëlënëse nën ritmet e muzikës hip-hop, ndërsa falë videove në internet ka fituar edhe fansa të shumtë, të cilët blejnë fanella me fytyrën e tij, përmes faqes zyrtare të djaloshit në Facebook.





