Të tjera detaje janë zbardhur pas atentatit të sotëm në Krujë, ku mbeti i plagosur Gentjan Bejtja, të cilit i shpërtheu makina në ecje e sipër, pasi i kishin vendosur eksploziv.
Emri i tij nuk është i panjohur për policinë, pasi është lakuar si një nga autorët e vjedhjes së makinës, me të cilën u ekzekutua kryekomisari Dritan Lamaj.
Emri i 35-vjeçarit, doli gjatë hetimeve si personi që së bashku me Enver Stafukën ka vjedhur makinën me të cilën u krye vrasja e kryekomisarit më 24 shkurt 2013.
Pasi u arrestua, Bejtja u shpall i pafajshëm po në atë vit. Në atë kohë gjykata vlerësoi se nuk kishte prova që ta ngarkonin atë me faj për akuzën për të cilën u ndalua.
Ndërkohë, Enver Stafuka reulton i zhdukur që prej 8 shkurtit të 2015-s.
Aktualisht pas atentatit, dyshohet për një hakmarrje të mundshme, nisur nga e shkuara e vetë personit. Atentati ndaj tij ndodhi sot, teksa ai po udhëtonte me një fuoristradë tip “Touareg” me targa AA 020 BH.





