Avokati mbrojtës i Guido Guidit, pilotit italian që u rrëzua në zonën e Ishmit javën e shkuar, ka hedhur poshtë akuzat e ngritura se 69-vjeçari ishte transportues droge midis Shqipërisë dhe Italisë.

Në një deklaratë për mediat, ai pohoi se janë trillime të gjitha ato që thuhen në media në lidhje me pilotin.

Në Shqipëri ka ardhur për turizëm, nuk ka asnjë pakt me prokurorinë për të treguar emra. Nuk ka treguar emrat e askujt, në telefonin e tij kanë qenë vetëm emrat e familjarëve të tij. Nuk ka mbërritur për të testuar pistën, por ka qenë vetëm për turizëm”, pohoi Ndrejaj.   

Avokati nënvizoi se klienti i tij i mbahet vetëm deklaratës së parë të dhënë në polici, ku ai kishte pësuar defekt në lartësinë 4 – 5 mijë këmbë, dhe kishte bërë ulje të detyruar në atë zonë. Ai nuk e dinte ku ndodhej, ka devijuar rrugën nga Bari në Durrës.