Gjuhë kërcënimi, frikë dhe terrori nga helmime vdekjeprurëse, janë pjesët e teksteve me të cilët mësojnë fëmijët shqiptarë të shkollave 9-vjeçare.

Fëmijët duhet të zgjidhin një ushtrim matematikor duke gjetur probabilitetin se sa është mundësia që motra e tyre apo ata vetë mund të vdesin.

Autorët e tekstit kanë ndërtuar këto lloj ushtrimesh, që shkojnë përtej të paimagjinueshmes.

Ju po udhëtoni në një tren së bashku me motrën tuaj pa bileta. Kontrollori vjen dhe ju gjen. Ai është i autorizuar të përdorë një dëm special për raste të tilla. Për këtë qëllim ai nxjerr një kuti e cila ka nëntë çokollata në dukje të njëjta, por tre prej tyre janë me helm vdekjeprurës dhe ju detyroni të zgjidhni me rradhë, njëri pas tjetrit nga një çokollatë dhe ta hani. Në qoftë se ju zgjidhni i pari,sa është probabiliteti që ju nuk do të vdisni, po qe se motra juaj dihet se nuk do të vdesë?”, është pyetja më skandaloze e problemit matematikor.

Por ky lloj teksti aspak i përshtatshëm për nxënësit e shkollave 9-vjeçare nuk përbën skandalin e parë të këtij lloji. Denoncimet për tekstet skandaloze kanë nisur me “Shkumësin Magjik”, një pjesë nga leximi i klasës së dytë, i cili u mëson nxënësve se si të gënjejnë dhe të mos shkojnë në shkollë, duke tretur një shkumës në një gotë me ujë, i cili u ngre temperaturën e duke vijuar me pjesë të tjera me përmbajtje seksuale etj. etj.