Stilistja dhe vajza e dytë e ish-deputetit të PS-së Koço Kokëdhima, Bora, është fejuar këtë të shtunë në jug të vendit pikërisht në vendin e saj të origjinës, Qeparo.

“Zgjodha jugun e vendit sepse janë rrënjët dhe origjina ime këtu, por një tjetër arsye e fortë është që gjyshi im i ndjerë “fle” në Qeparo dhe doja të isha afër tij”, thotë Bora.

Po unaza që mori?! “Ajo është një unazë diamant 1.2 karat, prerja markez, 4 gram flori i bardhë  zgjedhje e partnerit tim”, tregon stilistja e cila e organizoi vetë të gjithë ceremoninë e saj të fejesës.

“Gjithçka u organizua në formën e një fundjave me rrethin më të ngushtë të familjareve të mi dhe partnerit dhe shumë pak miq tanët”, tregon Bora për “Opinion.al”.

Dhe sikur mos të mjaftonte i gjithë organizimi, Bora tregon se në fund përfundoi duke bërë edhe DJ-in, (pas kapitullimit të DJ-it të saj), ku ajo dhe të ftuarit festuan “stoik” deri në orët e para të mëngjesit.