“Një vrasje tjetër shtetërore e çunave të krimit”, e ka cilësuar ish-kryeministri Sali Berisha vdekjen e të paraburgosurit Fadil Hoxha.
Pacienti Fadil Hoxha, 54 vjeç, u paraqit me probleme të rënda shëndetësore pasi ishte ndaluar nga policia e Lushnjës, dhe më pas ndërroi jetë në QSUT. Ai ishte ndaluar nga policia pasi akuzohej se kishte marrë ullinj në tokën e dikujt tjetër, ndërsa ishte denoncuar nga ky i fundit. Familjarët akuzojnë policinë se nuk i kanë lejuar të fusin në paraburgim ilaçet që i merrte 3 herë në ditë dhe ishin të domosdoshme për shëndetin e tij.
Ish-kryeministri Berisha, përmes një statusi në “Facebook”, i ka bërë thirrje Prokurorisë të vendosë para ligjit autorët e këtij akti të shëmtuar kriminal.
Statusi i plotë i Berishës:





