Një 60-vjeçar që vuante dënimin në burgun e Fierit ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”.
Sipas burimeve policore, bëhet e ditur se Adem Alushi vdiq të dielën rreth orës 04:50, në Reanimacionin e QSUT, nga shkaqe shëndetësore. Ai ishte shtruar në spital prej datës 11 shtator.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim. Nr.Unik 2016. Po dje, 54-vjeçari Fadil Hoxha ndërroi jetë pas komplikacioneve në zemër, ndërsa vinte nga paraburgimi i Lushnjës, ku ishte shoqëruar për vjedhjen e ullinjve të fqinjit.





