Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg 5 të ndaluarit për përdhunimin e 15-vjeçares në Mirditë.

Shtetasit Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi janë lënë në burg paafat, ndërsa për 17-vjeçarin është vendosur burg me afat 30 ditor.

Të akuzuarit nuk kanë pranuar përballë trupit gjykues të kenë kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, por pohuan se kanë shkëmbyer vetëm mesazhe.

Sipas të dhënave të deritanishme dyshohet se fillimisht vajza të ketë patur marrëdhënie me një prej 5 personave të arrestuar, dhe më pas të gjithë ata e kanë shantazhuar dhe detyruar atë që t’iu bindet, duke e kërcënuar me një video që kishin ndaj saj.