Policia njofton të gjithë qytetarët që disponojnë armë gjahu me leje të paraqiten në Komisariatin e Policisë Durrës për të bërë regjistrimin në sistemin elektronik të armëve “Sima”.

Sipas njoftimit, kontrolli dhe regjistrimi i armëve do të bëhet çdo ditë nga ora 09:00 deri në orën 15:00. Qytetarët që kanë në pronësi një armë të tillë kanë afat për ta regjistruar deri më 31 maj. 

Më tej, policia sqaron edhe dokumentacionin e nevojshëm që duhet për kryerjen e këtij procesi si dhe penalitetet nëse neglizhohet.

NJOFTIMI I PLOTË

PËR RREGJISTRIMIN E ARMËVE TE GJAHUT NË SISTEMIN ELEKTRONIK TË ARMËVE “SIMA” PERSONAVE TË PAJISUR ME LEJE MBAJTJE ARME GJAHU NË JURIDIKSIONIN E KOMISARIATIT TË POLICISË DURRES.

Në mbështetje të Ligjit Nr.74/2014 “Për Armët”; Urdhërit Nr.1015 datë 09.10.2017, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit “Për verifikimin e armëve të gjahut, regjistrimin në sistemin elektronik të armëve “SIMA” në gjithë njësite vendore të Policisë së Shtetit do të bëhet evidentimi, saktësimi, verifikimi i armëve të gjahut në pronësi të shtetasve sipas vendbanimit, duke i inventarizuar fizikisht armët dhe lejet e tyre, dokumentet e identifikimit dhe vendbanimit e shtetasve, rregjistrimin në sistemin elektronik “SIMA” të armëve me leje të Policisë së Shtetit.

KONTROLLI DHE RREGJISTRIMI I ARMËVE DO TË BËHET ÇDO DITË NGA ORA 09.00 DERI NË ORA 15.00. AFATI DERI ME 31 MAJ 2021

Në proçesin e kontrollit/verifikimit të armëve të gjahut, shtetasit të paraqesin në Sektorin e Armatimit, dokumentet si më poshtë: a. Armën e gjahut, fizikisht, b. Lejen e armës së gjahut fotokopje copë 2(dy) c. Fotokopje e kartës së identitetit copë 2(dy) d. Fotografi 4 x 5 copë 2(dy)

NE RAST MOSPARAQITJE DO TE KRYHEN PROÇEDURAT ADMINISTRATIVE PER HEQJEN E DREJTES MBAJTJES LEJES SË ARMËS.

Ju mirëpresim për kryerjen e këtyre proçedurave. KOMISARIATI I POLICISË DURRËS