Më në fund pas kaq kohësh, Roza Lati ka bërë publik të dashurin e saj.

Megjithëse ka kohë që është në këtë lidhje, ajo ka zgjedhur ta mbajë të fshehtë identitetin e të dashurit të saj.

Prezantuesja i ka zgjedhur më në fund që të postojë një foto në “Instagram” me partnerin e saj, ku për më tepër, i ka shprehur edhe dashurinë.

“Të dua përgjithmonë!”, ka shkruar ajo krah fotos ku shihet me djalin që i ka rrëmbyer zemrën. Sipas etiketimit që Roza i ka bërë në foto,kuptohet që emri i tij është Oen Nallbani.