Presidenti Bujar Nishani ka firmosur dorëheqjen e ministrit të Transporteve Edmond Haxhinasto, dhe ka dekretuar emërimin e Sokol Dervishajt në këtë post.
Haxhinasto dha dorëheqjen më 2 shtator dhe arseyja e dorëheqjes sipas tij ishte angazhimi në Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Zëvendësuesi i tij Sokol Dervishaj, deri më tani ka qenë shef kabineti pranë Kuvendit të Shqipërisë.
Mësohet se nesër do të bëhet votimi në Parlament.





