Një grua e cila po mblidhte guaska në një bregdet në Australi, është shokuar nga ajo që ka gjetur në bregdet. Ajo ka parë gjurmë dinozaurësh në këtë bregdet dhe menjëherë i ka fotografuar.
“BBC” raporton se 37-vjeçarja po shëtiste në plazhin Cable, i cili ndodhet në perëndim të qytetit australian Broome.
Fillimisht ajo ka thënë se nuk ka besuar se ato gjurmë ishin të vërteta, por sipas paleontologjisë, këto lloj gjurmësh u takojnë dy llojeve të dinozaurëve.





