Një flamur i ngjashëm me atë të dronit në Beograd në ndeshjen Serbi – Shqipëri është parë edhe në ndeshjen e së hënës në mes Kosovës e Finlandë. Kjo i ka çmendur serbët.

Mediat në Beograd e kanë pyetur UEFA-n se a po e sheh më në fund ‘Shqipërinë e Madhe’, pasi shtëpia e futbollit botëror i kishte dhënë fitore në tavolinë Shqipërisë kundër Serbisë.

“Nuk dihet nëse delegati anglez, Barry Wright, dhe vëzhgues i UEFA-s, Nuno Kastro, regjistruan detajet. Përndryshe UEFA i ndalon rreptësisht sloganet politike në ndeshjet e saj”, shkruan “Kurir”, duke kërkuar dënim për Kosovën. 

Djaloshi ka pasur në dorë si shumë tifozë, simbole kombëtare edhe pse FFK kishte kërkuar që ato të mos futen në stadium. Kosova ka barazuar 1-1 me Finlandën në ndeshjen e parë zyrtare për eliminatoret për kampionatin botëror.