Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mirditë, ku një 67-vjeçar ka tentuar të shtypë me makinë punonjësin e një kompanie në aksin rrugor Rrëshen- Rubik, për shkak se nuk donte që rruga të kalonte në tokën e tij. 

Personi që ka mbetur i lënduar është shtetasi Nazmi Halila, ndërkohë që autori Ded Doçi është arrestuar nga ana e Policisë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë ” dhe ” Vetëgjyqësia”.

Njoftimi i Policisë:

Tentoi të vriste një shtetas duke e përplasur me automjet, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë, arrestuan në flagrancë shtetasin D.D.,67 vjeç, banues në Mirditë.

Ky shtetas, me vetëgjyqësi, duke pretenduar mbi pronësinë e tokës, ku një kompani kryente punime ,në aksin rrugor Rrëshen- Rubik , ka tentuar të vrasë duke e përplasur me automjetin e tij punonjësin e kësaj kompanie shtetasin N .H.,banues në Kukës.

Shtetasi N.H.,pas mjekimit të marrë në spital është larguar në banesë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë ” dhe ” Vetëgjyqësia”.