Policia e Durrësit njofton se një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Maminas-Durrës.

Nga informacionet paraprake mësohet se janë përplasur mjetet tip “Benz” , “Renault” dhe “Volksvagen”, ku ky i fundit ka marrë flakë.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 20.05.2021, rreth orës 08:40, në aksin rrugor Maminas-Durrës, në Maminas, janë përplasur mjetet tip “Benz” , “Renault” dhe “Volksvagen”, ku ky i fundit ka marrë flakë.

Shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikëset kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e  rrethanave të ngjarjes.