Arrestohen dy efektivët e policisë së Pogradecit që u denoncuan nga disa gazetarë të ‘News24’për dhunë.
Sapo është njoftuar për ngjarjen, drejtori i policisë së Qarkut Korçë, Ajet Zyberi ka pezulluar nga detyra të tre efektivët e patrullës së komisariatit Pogradecit, njëri drejtues i mjetit, tjetri inspektor, dhe kolegen e tyre vartëse. Për këtë të fundit u vendos edhe procedim disiplinor.
Një oficer policie, i cili pohoi se ishte në gjendje të dehur tentoi t'i thyente kamerën operatorit, ndërsa gazetaren e tërhoqi zvarrë dhe tentoi ta fuste me dhunë në automjet.
Burime zyrtare nga policia pohuan se pasi bënë testin e alkoolit, dy punonjësit e policisë rezultuan se kishin konsumuar më tepër alkool sesa normalja.





