Një burrë i moshuar është gjetur i pajetë në ujërat e Liqenit të Pogradecit. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se viktima është identifikuar si shtetasi P. S., rreth 75 vjeç, banues në Pogradec.
Sipas policisë, ai u gjet i mbytur në vendin e quajtur “Oktapodi”.
Nga hetimet paraprake, rezulton se në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.





