Bayern Munich ishte ekipi më i fortë me të cilin mund t’i binte Atletico Madridit gjatë shortit të së enjtes të Champions League për fazën e grupeve, por fati nuk donte që finalistët e vitit të kaluar të kishin një jetë pa probleme gjatë fazës së parë të turneut më prestigjioz evropian. Diçka që shefi ekzekutiv Miguel Angle Gil Marin mesa duket e merr me humor. Pasi dëgjon fatin e ekipi të tij, drejtori bëri me dorë formën e pistoletës dhe veproi sikur do të qëllonte veten e tij në kokë. Los Colchoneros kanë kujtime të bukura por edhe të këqija për sa i përket përballjeve me Bayern. Megjithëse vitin e kaluar arritën t’i eliminonin nga gjysmëfinalet e Champions League falë golit jashtë fushe, gjermanët i mohuan titullin kampion në vitin 1974 kur Hans-Georg Schwarzenbeck shënoi gjatë kohës shtesë golin e barazimit duke bërë që të luhet edhe një ndeshje tjetër, në të cilën spanjollët humbën bindshëm 4:0.
Pronari i Atleticos ia “shkrep vetes” teksa shorti i bie me Bayern
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Pamje nga shpërthimi me tritol në Shkallnur
Pamje nga shpërthimi me tritol në Shkallnur, reagon Policia e Durrësit (VIDEO)
OKB jep alarmin për El Niño-n e fuqishëm: Thatësira, përmbytje dhe tajfunë, ja çfarë pritet në muajt e ardhshëm
Dy shpërthime në Durrës, tritol lokalit dhe një servisi makinash





