Një atlet polak nxjerr në ankand medaljen për të shpëtuar jetën e një fëmije të sëmurë. Ky xhest ka ardhur pas apelit të nënës së fëmijës, pasi kishte një formë tumori në sy. Bëhet fjalë për atletin polak Piotr Malachowski, fitues i medaljes së argjendit në Lojërat Olimpike “Rio 2016” në disiplinën e hedhjes së diskut, i cili ka vendosur të nxjerrë në ankand medaljen e tij.
“Shëndeti i këtij fëmije të mrekullueshëm është më i rëndësishëm dhe lufta që ai po bën me jetën është më e rëndësishme dhe e vështirë se beteja ime për medalje në Olimpiadë.
I ftoj të gjithë të marrin pjesë në ankandin, pasi ndihma juaj financiare mund ta bëjë të argjendtën time të marrë një vlerë edhe më të madhe, më të rëndësishëm se një medalje e artë”, tha Malachowski, që shpreson të arrijë shumën 7 mijë euro për të ndihmuar fëmijën 3-vjeçar, operacioni i të cilit do të bëhet në Nju Jork.





