Dy të moshuara në Kosovë janë gjetur të pajeta, pasi janë masakruar me thikë në Shtërpcë. Sipas mediave kosovare, një prej viktimave është identifikuar Draginja Nikolcevic 80 vjeçe, ndërsa në banesën e fqinjës është gjetur e pajetë një tjetër e moshuar, identiteti i të cilët nuk bëhet i ditur.

Burime nga Policia e Kosovës thanë për “Gazeta Express” se si autore e krimit dyshohet të jetë një serbe me vendbanim në Beograd, ndërsa ajo është vënë tashmë në pranga. Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.