Dita e djeshme ka rezervuar një seancë stërvitore për skuadrën e drejtuar nga trajneri Gentjan Begeja, i cili nuk heq dorë nga kërkesat e tij ndaj ekipit. Në çdo seancë vihet re që trajneri është kërkues dhe nuk i toleron aspak lojtarët në stërvitje, pasi dëshiron maksimumin nga çdo lojtar.Ashtu siç e tregoi në analizën e së enjtes, ku e mbajti ekipin për më shumë se një orë duke u tërhequr “veshin” disa lojtarëve, ai nuk ngurron të përsërisë skemat apo dhe të ngrejë zërin kur nuk i interpretojnë si duhet. Mbrojtësi Blerim Kotobelli, tregon për gjendjen e ekipit dhe nuk e dramatizon humbjen e parë në miqësore.“Ndryshe nga ditët e tjera, kemi zhvilluar një seancë stërvitore me intensitet të lartë. Përgjatë gjithë seancës stërvitore trajneri dhe stafi kanë qenë të kujdesshëm për të parë çdo lëvizje tonën. Nuk do ta dramatizoja humbjen me Luftëtarin. Duke nisur nga vetja e më pas te shokët e ekipit, duhet të tregojmë angazhim maksimal dhe të stërvitemi siç duhet, ndonëse këtë gjë po e bëjmë në çdo seancë. Ju siguroj që në startin e kampionatit do të shikojmë Teutën e vërtetë dhe jo atë që kemi parë në ndeshjet miqësore. Kemi një grup pothuajse të plotë dhe me ndonjë ndërhyrje të vogël në ditët në vijim ekipi do të jetë i kompletuar për sezonin e ri. Fatmirësisht, nuk kemi lojtarë të dëmtuar dhe kjo na e bën më të lehtë startin duke mos pasur zgjedhje të detyruara apo prishje të skemave.Me afrimet e bëra, trajneri do të ketë më shumë mundësi përzgjedhje dhe për këtë arsye na duhet të punojmë fort, duke nisur nga unë i pari, që të ruajmë vendin e titullarit. Teuta ka në përbërje një grup lojtarësh me moshë të re dhe kjo e bën më të fortë konkurrencën, pasi të rinjtë japin gjithmonë më të mirën e tyre. Uroj që të ruhet ky ritëm dhe në fillimin e kampionatit të jemi të gjithë në formën tonë më të mirë”, u shpreh mbrojtësi Kotobelli.
Kotobelli: Teuta e vërtetë do të jetë gati në start
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Putin: Jemi gati të shqyrtojmë sigurinë gjatë zgjedhjeve në Ukrainë
Nikolla Sudar 85 vjet dritë në fjalë dhe në kohë
Këshilli i Ministrave miraton rritjen e pagës minimale
Ndryshime në qeveri/ Andrea Shllaku emërohet zv.ministri i ri i Mbrojtjes





