Në kuadër të luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike, policia  e Gjirokastrës ka djegur plot 6 parcela me 6500 bimë kanabis.

Nga kontrolli i ushtruar nga efektivët blu, në vendin e quajtur "Përroi i Kuq ", Rrapaj, Njësia Administrative Luftinjë, Memaliaj, u konstatuan dhe u asgjësuan në 5 parcela 1 200 bimë të dyshuara si kanabis sativa.

Gjithashtu në afërsi të fshatit Luftinjë 1, u konstatuan dhe u asgjësuan në një parcelë 5 300 bimë të dyshuara si kanabis.

Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale " Kultivim i bimëve narkotike".