Elia Zaharia dhe Princ Leka duket se po i shijojnë ditët e fundit si të fejuar. Dasma madhështore e çiftit simpatik pritet të ndodhë në tetor.
Ata kanë zgjedhur pikërisht Valbonën për të kaluar disa ditë relaksuese dhe nga fotot që kanë publikuar duket se natyra i ka bërë shumë mirë.





