Një nga artistet më të famshme në YouTube e njohur si "Pixiwoo", ka vendosur të ndajë me ne këtë teknikë të pazakontë të botës të filmave.

Për të arritur vetulla të plota dhe në dukje shumë natyrale ju mjafton një furcë vetullash dhe një sapun! 

Si fillim lageni pak furçën e vetullave dhe krijoni shkumë duke e fërkuar me sapunin derisa të arrini një miksim në formë paste. 

Pastaj vendoseni këtë në vetullat tuaja duke i krehur nga poshtë lart.

Pasi sapuni të jetë tharë përdorni një penel për të vizatuar në menyrë delikate fije të holla aty ku vetulla juaj ka nevojë për plotësim. Kini kujdes të mos e teproni me vendosjen e produktit.

Për plotësimin e vetullave ne ju rekomandojmë penelin e vetullave Gosh, i cili falë majës te hollë, do ju ndihmojë në vizatimin e fijeve sa më të holla dhe precize. Në këtë mënyrë vetullat tuaja do të duken të plota dhe natyrale sikur të ishit një aktore Hollywood-i!