Një shqiptar është vënë në pranga gjatë ditës së sotme në Lugano të Zvicrës, pasi akuzohet për trafik heroine. Bashkë me të janë arrestuar edhe 3 zviceranë. Arrestimet janë bërë nga policia e Kantonit të Luganos. Sipas prokurorisë, ata akuzohen për shpërndarje heroine dhe aktualisht janë në qeli. Nuk dihet sasia e kapur. Hetimi kishte nisur disa javë më parë dhe drejtohej nga Marisa Alfier. Policia ka bërë të ditur se për momentin nuk do të jepen të dhëna të tjera. I arrestuari është shtetasi shqiptar me iniciale T. S. në moshën 24 vjec. Nga burime pranë redaksisë së Jetaoshqef.al, ky person shfaqet në një foto me deputetin e LSI, Ylli Shehu.
"Prsh jeta osh qejf deshironi tju informoi ndaj nje arrestimi te nje shqiptari ne zvicerr sapo ka ndodh. Eshte kapur tani para dy oresh me heroine. I arrestuari eshte shtetasi shqiptar 24 vjec nese ju intereson mund tju dergoi dhe foto te prs ne fjal ju lutem anonim. Kam te dhena dhe fakte se personi i arrestuar diten e sotme ka lidhje dhe me deputetet shqiptar, sidomos me ato te lsi. ky eshte nje deputet i lsi, ylli shehu. inicialet e personit te arrestuar jane T . S." shkruan raportuesi.





