“Krimi më i tmerrshëm që kam parë ndonjëherë”.
Kështu e ka cilësuar shefi i policisë lokale vendngjarjen e krimit që ka tronditur opinionin publik në Meksikë.
Një vajzë 10-vjeçare është droguar, përdhunuar, ndarë në pjesë e më pas është djegur.
Krimi horror dyshohet të jetë kryer nga kushërira e partnerit të nënës së vajzës.
35 vjeçarja Michelle Martens, i ka treguar policisë se kushërira e të dashurit të saj kishte vrarë të miturën në katin e dytë të shtëpisë.
Kur policia është ngjitur sipër 31 vjeçarja Jessica Kelley po tentonte të largohej nga ballkoni, por është ndaluar në policët.
Së bashku me Kelley ishte edhe Fabian Gonzales, 31 vjeç, partneri i Michelle dhe babai i 10 vjeçares Viktoria.
Burri ka mohuar të ishte përgjegjës për vrasjen e vajzës, por partnerja e tij dhe njëkohësisht nëna e vajzës ka treguar se ishte pikërisht ai që ka përdhunuar të bijën, pasi kushërira i injektoi metanfetaminë 10 vjeçares.
Pasi është droguar dhe përdhunuar, ata e kanë mbytur vajzën, e kanë ndarë në pjesë dhe më pas i kanë vënë flakën.
Të tre personat, nëna dhe babai i vajzës dhe kushërira e burrit, akuzohen për abuzim me të miturit, vrasje, pengmarrje dhe prishje të provave.
Ndërkohë dy prindërit e vajzës kishin shenja dhune në fytyrë.





