Një baba shqiptar në Fabriano të Xhenovas në Itali është arrestuar nga Policia, pasi ka plagosur dy të rinj, po shqiptarë, me thikë në një park.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në sy të shumë personave. Shqiptari 50-vjeçar ishte xheloz për të bijën e tij dhe nuk e pranonte që ajo të kishte një lidhje.
Kështu, ai ka sulmuar me thikë të fejuarin e vajzës në park, si edhe ka qëlluar vëllanë e tij që u përpoq ta ndihmojë.
Të dy vëllezërit shqiptarë 23-vjeçarë janë dërguar me urgjencë në spital, raportojnë mediat italiane. Ata janë jashtë rrezikut për jetën.





