Një baba në Britaninë e Madhe, nuk e ka përjetuar aspak mirë momentin kur ka gjetur të bijën brenda makinës së saj me një djalë për të cilin ai nuk dinte asgjë.

Hakmarrja e tij ndaj të bijës ka qenë shumë e rëndë. Në videon e publikuar në profilin e të birit në Facebook, babai shfaqet me një tip ekskavatori, ndërsa përpiqet ta shkatërrojë plotësisht makinën e të bijës.

Siç duket edhe nga pamjet filmike, Audi A4,me vlerë rreth 10.000 paund, shkatërrohet plotësisht nga babai i inatosur.

Video e shkatërrimit të makinës është parë mbi 20 mijë herë brenda pak orësh.

Vëllai i vajzës që shkaktoi zemërimin e të atit shkruan: “Ajo që mund të them është se Brandon Anderson nuk do të hipë më në këtë makinë” duke iu referuar kështu të dashurit të motrës së tij.