Një video e publikuar nga Anabel.al tregon sesi policia përpiqet të largojë nga vendi i punës një shitëse ambulante në Tiranë.
Gruaja 60-vjeçare tregtonte sende kuzhine pranë Qendrës Spitalore Universitare 'Nënë Tereza'. Sot, tre policët iu afruan për ta përzënë duke i marrë atë pak mall që gruaja tregtonte.
Nga videoja kuptohet që ajo përpiqet të bëjë rezistencë për të mos i lejuar, por ata tregohen të ftohtë përballë të bërtiturave të saj. Debati përshkallëzohet më tej.





