Thjeshtësi që ne shqiptarëve na bën shumë përshtypje sepse na mungon në vendin tonë. Këtu nuk guxon, t'i flasësh dikujt që ka një post të rëndësishëm apo që e quan veten "VIP", për të mos folur për kryeministrin që i përdor ironitë në çdo rast.
Shikoni David Cameron, deri para dy muajsh ishte kryeministër i Anglisë, por dha dorëheqjen pas referendumit për daljen nga Europa të Britanisë së madhe.
Sot e shikoni si një njeri të thjeshtë që ha në rrugë si gjithë të tjerët. I veshur me një kostum sportiv, me shapka me gisht me ngjyra, ai shfaqet duke ngrënë në rrugë hipur mbi bordurën e një muri së bashku me gruan e tij, me të cilën po kalon pushimet.
Politikanët tanë janë ende shumë larg një imazhi të tillë, përveç rasteve kur e përdorin për propagandë.





